Zlatan Ibrahimovic mund të transferohet në Serie A.
Zlatan Ibrahimovic mund të sjell një befasi të madhe.
Sulmuesi i larguar nga Paris Saint-Germain, është i gatshëm të nënshkruajë me klubin e ri.
Por, ai nuk do të jetë Manchester United.
“Sport Mediaset” raporton se Ibrahimovic mund të transferohet në Romë, përcjell “Lajmi.net”.
“Giallorossët” i kanë bërë gati kontratë me vlerë prej 7 milionë euro në sezon.
Dhe, atij i pëlqen mundësia e nënshkrimit të kontratës dyvjeçare në Olimpico.






















