Zlatan Ibrahimovic është fotografuar nga mediat angleze duke shkuar në stërvitje të Manchester United me Porsche-në e tij të re. Automobili i markës së njohur gjermane është një bishë e e vërtetë, që shumë më mirë ndjehet në shteg të garave sesa në rrugë civile, meqë fjala është për modelin 911 GT2RS që në fakt është version i përshtatur për rrugë i modelit garave që përdoret në Le Mans 24 orë dhe gara ose kampionate tjera kur Porsche-ja garon me shumë sukses.
Ky model ka 700 kuaj fuqi dhe përshpejtimin 0 – 100 km/h e mbërrin për më pak se 3 sekonda, duke e bërë një prej veturave më të shpejta në treg aktualisht.
Shpejtësia maksimale e këtij modeli është rreth 335km/h, duke dëshmuar edhe një herë se shtegu i garave është ambienti i përshatshëm për këtë model dhe këdo që është shofer i tij.
Porsche 911 GT2RS, kushton rreth 220 mijë Euro, që mund të mos jetë çmim i lartë për Ibrahomovic-in ose mund të mos jetë çmim i lartë në krahasim me modelet e performancave të ngjashme të Bugattit, Ferrarit, McLarenit ose markave tjera, por prapë mbetet i paarritshëm për shumicën absolute të njerëzimit.
Ibrahimovic është pronar i disa automobilave luksoz dhe së paku edhe një modeli tjetër të Porsche-së 918 Spyder, me të cilin ishte fotografuar në Stockholm.