Sport

Ibra: Dua ta fitojë Premierligën

Zlatan Ibrahimoviç i ka synimet e qarta për këtë sezon me Manchester Unitedin

Ylli suedez, Zlatan Ibrahimoviç është afër që të rikuperohet nga lëndimi i rëndë që kishte pësuar në fund të sezonit të kaluar.

Ish sulmuesi i Interit, Milanit, Juventusit dhe Barcelonës synon që me “Djajtë e Kuq” këtë sezon ta fitojë Premierligën.

“Unë jam kthyer këtu për të përfunduar atë që e kemi filluar. Objektivi është Liga Premier. Ky është synimi im. Gjithçka që fillova në sezonin e parë, ne do të përfundojmë në të dytin”, ka deklaruar ai.