Një vrasje ka tronditur sot Deçanin. Gazeta Express mëson se viktima i gjinisë mashkullore A.T është lindur në vitin 1989, ai kishte mbushur 29 vjet në muajin janar.
Sipas burimeve ai ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve.
Për këtë rast policia ka konfirmuar se është arrestuar i dyshuari krtyesor. Bëhet fjalë për personin me inicialet Sh.G.
Motivet e kësaj ngjarje të rëndë është herët të dihen,por sipas policisë viktima kishte arritur në spital pa shenja jete. Ai është qëlluar me armë zjarri.