Maradona aktualisht ndodhet në Rusi për të ndjekur Botërorin dhe ka qenë në tribunë në të gjitha ndeshjet e “Seleccion”-it të Sampaolit, duke festuar si i çmendur fitoren dramatike të vendit të tij kundër Nigerisë, që bëri të mundur kalimin në fazën e 1/8-ve të Mesit me shokë.
Fituesi i Botërorit “Meksikë ’86” është parë teksa merrte ndihmën mjekësorë pas ndeshjes, deri në atë pikë sa ka pasur shumë frikë për shëndetin e tij, por dy mediat spanjolle kishin shkuar përtej kësaj, duke thënë që ish-numri 10 i bardhekaltërve ka pësuar shqetësim me pasoja fatale në zemër transmeton Panorama.
FJALËT E AVOKATIT
“Kam bërë një vendim publik dhe do të shpërblej më 300.000 pesos këdo që është në gjendje të japë informata të sakta lidhur me këtë lajm-audio. Gjithmonë në këto raste shumë pak mund të bëhet.
Por, punëtorët e studios sime më kanë thënë se janë konsultuar me ekspertë të teknologjisë dhe do ta gjejnë gazetarin që e shpërndau këtë lajm të rremë”, ka thënë avokati i Maradonës, Matias Morla, për “Infobae”. “Motra, vëllai, mbesa: të gjithë më telefonuan për të mësuar nëse isha mirë, – shtoi vetë Diego. – “Lajmet e këqija qarkullojnë më shpejt se të mira…”./Panorama