Sport

I çuditshmi Valverde: Vendimi për të ardhmen mund të pres

Ernesto Valverde nuk e ka ndërmend të jap një përgjigje për të ardhmen e tij.

Trajneri i Barcelonës përsëri ka refuzuar të tregoj se cili do të jetë vendimi për vazhdimin e karrierës së tij.

Valverde ka refuzuar deri më tani të nënshkruaj kontratë vazhdimi me katalanët, mirëpo ka refuzuar të hedh poshtë një mundësi të tillë.

“Është e vërtetë se kontrata përmban mundësinë për një vit shtesë dhe në fund të sezonit do të vendosim” ka thënë Valverde para ndeshjes me Getafen, transmeton lajmi.net.

“Ne do të vijmë në atë pozitë kur duhet të vendosim. Nuk ka kaluar ende gjysma e sezonit” ka thënë tutje ai.

Barcelona pas 17 ndeshjeve në La Liga qëndron në krye të tabelës me tri pikë larg vendit të dytë.

Ndeshjen e radhës skuadra e Valverders do ta luaj nesër (e diele) kundër skuadrës së Getafe. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli