Sport

Hysaj thyen rekord historik me Napolin (Foto)

Napoli e ka mbyllur sezonin në Serie A duke thyer rekord historik
Napoli e ka mbyllur sezonin në Serie A me fitore, duke e mposhtur Sampdorian në udhëtim me rezultat 2:4 për të thyer rekord historik në Itali, transmeton Gazeta Express.

Klubi ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se Napoli është skuadra e vetme në histori të Serie A që shënoi 50 gola si mysafirë.

Pjesë e këtij rekordi historik ishte edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, i cili në ndeshjen e fundit dhe gjatë gjithë sezonit ka qenë i pazëvendësueshëm në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Napoli gjithashtu renditet i treti në listën e klubeve me më së shumti gola jashtë shtëpisë.

Real Madridi, që u shpall kampion në Spanjë për sezonin 2016/17, ka përfunduar sezonin si skuadra me më së shumti gola jashtë shtëpisë (58).

Pas ekipit të Zinedine Zidane renditet ai i Luis Enriques, Barcelona me 52 gola.

Vendi i tretë i takon Napolit me 50 gola, derisa në vend të katër renditet Monaco (kampioni i Francës) me 44 gola. /Gazeta Express/