Elseid Hysaj mund të transferohet në Chelsea, gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, kërkohet nga një prej klubeve më të pasura në botë.
“Panorama Sport”, raporton se futbollisti i Napolit ka zgjuar interesim nga Chelsea, përcjell “Lajmi.net”.
Menaxheri i ri i “Blues”, Antonio Conte ka identifikuar pikërisht Hysajn si përforcimin e duhur në “Stamford Bridge”.
Hysaj është futbollist i rëndësishëm tek Napoli.
Por, ai mund të largohet nga “San Paolo” në rast të një oferte të mirë nga Chelsea.
Tags:hysaj