Sport

Hysaj konfirmon se po largohet nga Napoli

Mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, ka konfirmuar se do të largohet nga skuadra e Napolit gjatë kësaj vere.

Mbrojtësi i krahut të djathtë ka thënë se ka nevojë për ndryshime dhe kërkon të fitojë trofe.

Shqiptari ka regjistruar 170 paraqitje me skuadrën e Napolit që kur iu bashkua këtij klubi në vitin 2015, duke u bërë një nga më të besuarit e Sarrit.

Por, rëndësia e Hysajt u zbeh me ardhjen e Carlo Ancelottit në stolin e nënkampionëve të Italisë, dhe tashmë ai po përgatitet për largimin.

“Jam absolutisht i gatshëm për sfida të reja sepse kam nevojë për ndryshime” ka thënë lojtari, transmeton lajmi.net.

“Nuk jam ai tip i lojtarit që preferon të qëndrojë në një skuadër për shumë kohë. Dua të kem eksperienca të reja, të njoh vende të reja, të takojë njerëz të rinj dhe të luaj me ndonjë skuadër tjetër e të provojë të fitojë diçka” ka thënë tutje anësori i Shqipërisë.

“Për mua, koha ime tek Napoli ka mbaruar dhe unë shpresoj të gjej një skuadër që më jep ato që dua” ka thënë ndër të tjerash Hysaj.

Reprezentuesi i Shqipërisë është monitoruar më herët nga skuadrat e mëdha si Chelsea e Atletico Madrid. /Lajmi.net/