Elseid Hysaj, mbrojtësi i Napolit, e ka kërcënuar yllin e Manchester Cityt, Leroy Sane
Napoli dhe Manchester City do të përballen të mërkurën, në San Paolo, në kuadër të ndeshjes së kthimit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Kjo mund të konsiderohet si ndeshje vendimtare për ekipi italian, i cili synon që të kalojë fazën e grupeve.
Mbrojtësi shqiptar i Napolit, Elseid Hysaj është optimsit për këtë ndeshje, derisa ka premtuar se do ta ndal yllin e Manchester Cityt, Leroy Sane.
“Ai është një lojtar i fortë, teknikisht dhe fizikisht. Ne do të flasim për të, por unë e kam studiuar tashmë se si ta ndal Sanen”, ka deklaruar mbrojtësi i Shqipërisë për Radio Kiss Kiss.
Më mirë se në garat evropiane, Napolit po i ecën në Serie A ku është edhe lider i tabelës. Hysaj thotë se skuadra napolitane do ta provoj që ta fitojë Scudetton këtë sezon.
“Fitimi i titullit me Napolin është me siguri njëra nga ato gjërat që duhet të provoj, e që për momentin nuk mund ta imagjinoj. Tifozët, megjithatë, e meritojnë një sukses të tillë dhe ne do të bëjmë maksimumin për t’ua dhuruar këtë kënaqësi”, ka theksuar ai. /Express/