Sport

Hysaj: Insigne? Më mirë si bashkëlojtar

Elseid Hysaj ndjen keqardhje që loja shkoi në këtë mënyrë, pasi sipas tij, Shqipëria meritonte pikë ndaj Italisë.

“Besoj se meritonim më shumë, kemi luajtur mirë për 90 minuta. Krijuam raste, por ky është futbolli”, tha Hysaj pas humbjes 0:1 nga Italia në Shkodër.

“E pësuam në momentin tonë më të mirë. Kjo është keqardhja e vetme. Duhet të rrisim nivelin, po luajmë mirë, por prapë pësojmë gola dhe humbim. Insigne? Më mirë ta kem si shok skuadre se sa si kundërshtar. Këtë sezon është në një formë shumë të mirë”. /Express/