Elseid Hysaj ka shfaqur gatishmëri të nënshkruajë kontratë të re me klubin nga San Paolo.
Elseid Hysaj është i gatshëm të lidhet edhe më shumë me Napolin.
Mediat italiane raportojnë se mbrojtësi i djathtë ka shfaqur gatishmëri të nënshkruajë kontratë të re me klubin nga San Paolo.
Hysaj së fundmi spekulohej me largim nga Napoli pas përfundimit të këtij sezoni, përcjell “lajmi.net”.
Mirëpo, ai duket se preferon qëndrimin te skuadra konkurrente për titull në Serie A.
Napoli ka filluar planin për vazhdimin e kontratës së Hysajt deri në vitin 2023. /Lajmi.net/