Rajon & Botë

Huntsman, emri i ri për ambasador në Rusi

Jon Huntsman, ish ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kinë gjatë administratës së presidentit Obama, do të emërohet nga presidenti Donald Trump si ambasador në Rusi. Njoftimin e bëri mbrëmë Shtëpia e Bardhë. Emërimi, që duhet të marrë tani miratimin e senatit, pritet me interes të shtuar për shkak të akuzave se Moska ndërhyri në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit të kaluar.

Nëse kandidatura e tij miratohet, Jon Huntsman do të fillojë punën në një kohë kur Kongresi dhe një Prokuror i Posaçëm po hetojnë mbi lidhjet e njerëzve të fushatës së zotit Trump me zyrtarë rusë gjatë zgjedhjeve të vitit të kaluar. Presidenti Putin i ka mohuar akuzat, dhe presidenti Trump ka thënë se nuk ka pasur bashkëpunim të ndihmësve të tij me Moskën.

Zoti Huntsman ish guvernator i shtetit Utah, ka shërbyer në administratat e pesë presidentëve. Ai ka qenë ambasador në Kinë gjatë viteve 2009-2011 dhe në vitin 2012 konkurroi si kandidat për president në Partinë Republikane.

the authorE B