Aktuale

Humbja e kontrollit shkaktoi aksidentin me autobus

Shkaktar i aksidentit të autobusit nga Kosova që ndodhi në rrugën Nish-Prishtinë, ku mbetën të lënduar nëntë udhëtarë, dyshohet se ka qenë humbja e kontrollit në vozitje. Autobusi kishte dalë nga rruga dhe ishte rrokullisur, por, për fatin e mirë nuk ka pasur viktima.

Aksidenti ndodhi rreth orës 4.50 të mëngjesit të sotëm dhe të lënduarit janë transportuar në një spital të Prokupljes.
Radio Televizioni i Serbisë raporton se tre nga të lënduarit janë ndalur për trajtim të mëtutjeshëm.

“Nga tre pacientë që janë lënduar rëndë, dy janë ortopedik – njëri me një thyerje të femurit për të cilin është përkujdesur në mënyrë adekuate depatamenti ynë dhe është dërguar në Nish për trajtim të mëtejshëm dhe një pacient me lëndime në shpatulla, tha Zarko Stojiçiq, ortoped në spitalin Prokopac” Dr Aleksa Saviq “, transmeton Klan Kosova.

Sipas tij, pjesa tjetër e të lënduarve janë marrë me ambulancë dhe janë dërguar në shtëpi.

the authorE B