Sport

Humb Skënderbeu, Milan shkatërron Austria Wien

Skënderbeu i Korçës e ka pësuar humbje 3-1 ndaj Dinamo Kievit, në takimin që është zhvilluar në Kiev në kuadër të fazës së grupeve në Ligen e Evropës.

Golin e epërsisë e shënoi Gjergj Muzaka për Skënderbeun në minutën e 39-të, por ukrainasit në pjesën e dytë u kthyen furishëm dhe arritën që të barazojnë dhe të kalojnë në epërsi, raporton KosovaPress.

Ky është takimi i parë i Skënderbeut në fazën e grupeve në Ligën e Evropës.

Në takimet terja që janë duke u zhvilluar, gola më së shumti janë shënuar në takimin Austria Wien – Milan, ku italianet kanë shkatërruar austriakët 1-5, kurse Atalanta e ka mposhtur Evertonin, 3-0. Në takimi tjetër Villarreal – FC Astana përfundoi 3-1.