Sport

Hughes thotë se Shaqiri nuk dëshiron të largohet nga Stoke City

Stoke City do ta shmangë çdo skuadër që tenton të negociojë për Xherdan Shaqirin gjatë afatit kalimtar të janarit.

Ky ka qenë mesazhi këmbëngulës i trajnerit të Stoke City, Mark Hughes, pasi u pyet rreth mundësisë që lojtari i tij i shkëlqyer, Xherdan Shaqiri, të joshet nga skuadrat tjera dhe të largohet nga Stoke në janar, transmeton Express.

“Duam të forcohemi me lojtar të tillë. Me lojtarë që t;i ndryshojnë ndeshjet dhe i bëjnë tifozët të cohën në këmbë”, ka thënë Hughes.

“Nuk kam ndonjë ndjesi se Shaqa dëshiron të largohet dhe nuk pres që do ta bëjë”, ka shtuar ai. /Express/