Xherdan Shaqiri mund të rikthehet në skuadër për ndeshjen me West Bromwich Albion
Lajmin e ka bërë të ditur trajneri i Stoke Cityt, Mark Hughes. Ai ka thënë se anësori shqiptar është stërvitur mirë dhe gjatë ditës së sotme do të shikojnë përsëri nëse ai është gati për nesër.
“Shaqiri është stërvitur mirë dje dhe do ta shikojmë atë edhe sot”, tha ai.
“Shaqiri kishte pësuar një lëndim të lehtë muskulor indor, por nëse ai tani ndjehet i sigurt dhe në mendojmë se nuk do të rrezikohet nga kjo, atëherë ai do të luajë”, shtoi ai.
Shaqiri nuk ka luajtur që nga ndeshja e parë e këtij sezoni.