Huawei në periudhën e kaluar publikoi disa “teaser” për Mate 10, në Twitter, por ato ishin kryesisht të mjegulluara.
Teaseri më i ri, nga ana tjetër, tregon se Huawei Mate 10 do të ketë bateri 4000mAh, transmeton KosovaPress.
Kur shikojmë konkurrencën, asnjë telefon nuk i afrohet këtij kapaciteti. Galaxy Note 8 ka 3300mAh; iPhone X ka 2716mAh; LG V30 – 3300mAh; Pixel 2 XL ka 3520mAh; Xperia XZ Premium – 3230mAh; Mi Mix 2 – 3400mAh. Kjo do të thotë se Huawei Mate 10 me baterinë e vet do të ofrojë një punë të shkëlqyeshme.