Tech

Huawei AppStore arrin në Evropë

Huawei ka bërë të ditur se AppStore e kësaj kompanie do të jetë e pranishme në Evropë që nga tremujori i parë i vitit të ardhshëm, transmeton KosovaPress.

Ky do të jetë tregu i parë jashtë Kinës, të cilin do ta ketë shitorja digjitale e Huawei.

Huawei po ashtu ka bërë të ditur edhe një statistikë interesante, duke theksuar se mbi 240.000 aplikacione dhe zhvillues të lojërave deri më tash janë pjesë e Huawei Developer Alliance. Përveç AppStore, Huawei Video Service po ashtu do të arrijë në kontinentin e vjetër, në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm.

Të gjitha prodhimet e Huawei dhe Honor, të cilët do të prezantohen në tremujorin e parë të vitit 2018, do të kenë të parainstaluar shërbimin AppStore dhe shërbimin për video.