Tech

HTC U11 do të bëhet me dy përditësime të mëdha Android

Problemi me telefonat Android mund të jetë arsyeja pse prodhuesit nuk kanë plan të qartë të renditjes së publikimeve, dhe në këtë mënyrë duket se ndonjëherë telefonat e vjetër mbeten në harresë.

Por, nëse dëshironi telefon të ri, i cili është në linjë me përditësimet e reja të Android në periudhën e ardhshme, atëherë HTC U11 është i vlefshëm për t’u shqyrtuar.

Telefoni është prezantuar kohë më parë dhe ka arritur me platformën e përditësuar Android Nougat, por siç thotë TrustedReviews, HTC garanton se pajisja do të ketë edhe të paktën dy përditësime të mëdha Android, transmeton KosovaPress.

Telefoni do të ketë përditësimin e versionit më të ri të platformës Android O, por edhe të Android P, të cilët priten të vijnë vitin e ardhshëm.

Konfirmimi për përditësime ka arritur nga zyrtarë të lartë të njësisë për telefona HTC.