Tech

HP publikoi tabletin Elite x2

HP ka freskuar linjën e saj të tabletëve Windows Elite x2 për përdoruesit afaristë, në të cilin vijnë modelet e reja.

Tableti ka rezolucion të njëjtë të ekranit sikurse te Microsoft Surface Pro 4, mbështet procesorët Core dhe Kaby Lake-U, deri 16GB RAM- dhe 1TB hapësirë të brendshme. HP Elite x2 ka ekran 12.3 inç dhe kushton 1099 dollarë. Pajisja do të gjendet në shitje nga muaji korrik, transmeton KosovaPress.

Kompania thekson se tableti ka baterinë prej 47Wh, e cila mund të punojë deri dhjetë orë dhe karakterizohet nga teknologjia për mbushje të shpejtë, e cila mundëson që tableti të mbushet deri në 50 për qind për gjysmë ore.