Aktuale

Hoyt Yee nis takimin me Thaçin

Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit për çështje evropiane dhe euro-aziatike, Hoyt Brian Yee, ka filluar takimet e tij me zyrtarë të lartë të institucioneve vendore.

I pari me të cilin ai u takua është Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Takimi është i mbyllur për media, derisa më vonë, Yee do ta takojë edhe kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Yee vjen në Kosovë pas vizitës së djeshme që i bëri Serbisë. Edhe atje u takua me krerët shtetërorë.

Pas takimit me presidentin e zgjedhur të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ai tha se Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë fuqishëm interesat e tyre dhe të aleatëve.

the authorE B