Aktuale

Hoxhaj takon Dole’in, Ambasadorin e Nderit të Kosovës në SHBA

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë vizitës së tij në Washington D.C u takua me senatorin amerikan Robert Dole dhe me Kongresistin Paul Cook.

Në takimin me senatorin amerikan Robert Dole, ambasadorin e Nderit të Kosovës, ka thënë se ishte nder takimi me të, duke shtuar se Dole është një mbështetës dhe mik i Kosovës.

“Është nder i madh ta takoj mbështetësin e madh dhe mikun e Kosovës, Senatorin Dole! Për dekada ai do të mbetet një personalitet inspirues”, ka shkruar Hoxhaj në rrjetin social Twitter.

Ndërsa, në takimin që e zhvilloi ministri Hoxhaj në Washington D.C, falënderoi kongresistin amerikan Paul Cook për përkrahjen e tij ndaj Kosovës në Kongresin Amerikan.

“Takim i jashtëzakonshëm me Kongresistin Cook. E falënderova për mbështetjen e tij ndaj Kosovës në Kongres”, ka shkruar Hoxhaj.

Kujtojmë se senatori amerikan Robert Dole ishte emëruar Ambasador Nderi i Kosovës në SHBA në vitin 2002 nga Presidenti i atëhershëm i Kosovës Ibrahim Rugova.

the authorE B