Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka dënur ashpër sulmin e sotëm në Egjipt, që la dhjetra të viktima.
Përmes një postimi në Tëiter, Hoxhaj ka thënë se Kosova është me qeverinë dhe popullin e Egjiptit dhe vecmas më familjet e viktimave nga ky sulm.
“Kosova është me Qeverinë dhe popullin egjiptian, ndërsa mendimet tona janë tek familjet e viktimave. Dënoj ashpër sulmin e sotëm”, ka shkruar Hoxhaj.
Të paktën 15 persona janë vrarë dhe mbi 40 të tjerë janë plagosur në shpërthimin e soëm në një kishë në Egjipt.