Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka thënë se kryesuesi i Kuvendit, Adem Mikullovci, në mënyrë arbitrare ka përfunduar seancën konstituive të Kuvendit dhe në mënyrë të njëjtë ka ftuar një seancë tjetër për sot, dhe si e tillë deputetët e PAN-it nuk do të marrin pjesë pasi deputetët nuk janë ftuar.
“Ne kur të hymë në sallë do ta shihni votën. Ne do të kthehemi në Kuvend kur kryesuesi i Kuvendit në konsultim me subjektet politike do të na thërrasë në seancë”, tha Hoxhaj./KosovaPress/