Aktuale

Hoti: Të shkojmë në zgjedhje, Kryeministri nuk ka në kontroll mbi institucione

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti e ka quajtur skandaloz vendimin për deportimin e gjashtë shtetaseve turq ditën e enjte.
Ai tha se nuk janë respektuar procedurat për deportimin e tyre, se ata kanë pasur leje qëndrimi dhe se nuk kanë shkelë ligjet në Kosovë.

“Kërkojmë përgjegjësi institucionale dhe personale, për strukturën komanduese”.

“Kjo tregon se kryeministri nuk ka kontroll mbi qeverinë, policinë dhe institucionet tjera. Dje gjashtë shtetas turq janë depërtuar pa asnjë bazë ligjore” është shprehur Hoti në adresimin e tij në Kuvendin e Kosovës.

Hoti ka deklaruar se kjo ngjarje ka krijuar një situatë të re dhe se partitë politike duhet të ulen dhe të dakordohen për datën e mbajtjes së zgjedhjeve.

the authorE B