Tech

Honor Holly 4 debuton në Evropë me emrin Honor 6A Pro

Honor Holly 4 ka debutuar në tregun evropian, fillimisht në Itali, nën emrin Honor 6A Pro.

Honor 6A Pro, i cili në tregun kinez njihet si Honor 6A dhe në atë të Indisë si Honor Holly 4, vjen me specifika të njëjta, si në telefonin e përmendur, transmeton KosovaPress.

Pajisja posedon kamerë për selfi 5 inç 720p, kamerë kryesore prej 13MP 1080p, procesor Snapdragon 430 dhe bateri prej 3020mAh.

Honor 6A Pro po ashtu do të ketë 3 GB RAM memorie dhe 32 GB memorie të brendshme, e cila mund të zgjerohet përmes kartelës microSD, si dhe ka skanerin për gishtërinj.

Aktualisht nuk dihet çmimi zyrtar i pajisjes, por pritet që ai të jetë rreth 150 euro.