Ligjvënësit në Honduras kanë votuar unanimisht për ta ndaluar martesën e fëmijëve, duke e bërë kështu të jashtëligjshme për fëmijët nën moshën 18-vjeçare të martohen nën çfarëdo rrethanash në shtetin e Amerikës Qendrore.
Ligji u miratua të martën dhe sipas tij, mosha minimale për t’u martuar është 18-vjeçare, jo 16 siç ka qenë më herët. Po ashtu, ky ligj i largon të gjitha përjashtimet për martesën e fëmijëve, që do të thotë se vajzat dhe djemtë nën moshën 18-vjeçare nuk mund të martohen madje as me lejen e prindërve të tyre, transmeton Express.
Belinda Portillo nga shoqata e bamirësisë së fëmijëve ka thënë se Hondurasi ka bërë histori duke e kaluar këtë ligjin në një vend ku një në katër fëmijë martohen para se t’i mbushin 18 vjet./Express/