Sport

Hleb: Arsenali mund ta fitojë tripletën këtë sezon

Alexander Hleb, ish anëtari i Arsenalit, beson se skuadra nga Emirates këtë sezon mund ta fitoj tripletën.

Arsenali mund ta fitojë këtë sezon Ligën e Kampioneve, Premierligën dhe FA Cup. Kështu mendon ish ylli i kësaj skuadre, Alexander Hleb

“Unë shpresoj se ekipi do të fitojë tre trofe këtë sezon – Premierligën, FA Cup dhe Ligën e Kampionëve”, tha Hleb për Reuters.

” Arsenal sigurisht që ka aftësinë të bëjë këtë dhe unë do të jetë në mbështetjen e tyre”, ka theksuar ish mesfushori i Barcelonës dhe Wolfsburgut.

“Wenger gjithmonë përcakton qëllimet më të larta. Ai ka arritur të mbajë lojtarët kryesorë dhe ata janë duke luajtur futboll të shkëlqyeshëm”, ka përfunduar bjellorusi.