Ottmar Hitzfeld, ish trajneri i Bayern Munichut dhe Zvicrës, ka kritikuar mjekët në Angli për shkak të Xherdan Shaqirit.
Xherdan Shaqiri ndeshje e fundit për Stoke Cityn e ka luajtur në janar, në barazimin ndaj Manchester Cityt 1:1.
Ai vuan nga një lëndim në pulpën e majtë të kombes tash e disa muaj. Ish trajneri i Bayern Munichut dhe Zvicrës, Ottmar Hitzfeld fajëson mjekët në Angli për mos shërimin e yllit të Kosovës.
“Në përgjithësi, departamenti mjekësor në Angli nuk është i mirë, jo si në Gjermani apo Zvicërs”, ka deklaruar Hitzfeld për Blick, përcjell Express.
“Anglezët kanë mjekët më të këqij sesa zviceranët apo gjermanët. Sa i përket rigjenerimit, përgatitjen fizike apo palestër, Zvicra dhe Gjermania janë përpara Anglisë”, ka theksuar ai.
“Xherdani si i ri është i fuqishëm. Ai ka muskuj të pabesueshëm. Kjo ju bën më të fortë, veçanërisht për shkak se Xherdani ka varësi të shpejtësisë, nxitim dhe manovra”, ka thënë ai.
Hitzfeld mendon se po të ishte Shaiqri në Bayern Munich do ta harronte lëndimin, përcjell Express.
“Praktika më e mirë ishte në Bayern. Dr. Hans-Wilhelm Muller-Wohlfahrt është një gjeni në Evropë. Ai e ndjen çdo ndryshim të vogël të një fije muskulore. Shaqirit kjo po i mungon në Stoke”, ka përfunduar Hitzfeld. /Express/
