Kukësi ka fituar derbin e javës ndaj Skënderbeut, me ç’rast ka siguruar titullin e parë në histori të klubit.
Ndeshja kryesore e sezonit është zhvilluar në Zeqir Ymeri të Kukësit, ku ekipi vendas arriti që të ndalë dominimin e Skënderbeut prej gjashtë vitesh rresht në Superioren shqiptare, pasi e mposhti 2:0 dhe siguroi matematikisht titullin e parë kampion, kur ka mbetur edhe një javë deri në fund të sezonit.
Hero i ekipit kuksian ishte Pero Pejic që realizoi të dy golat e ndeshjes. Sulmuesi kroat fillimisht i dha epërsinë Kukësit në minutën e 47-të nga penalltia, ndërsa të dytin e shënoi në të 90-tën për të shënuar edhe rezultatin final të këtij takimi.
Skënderbeu e mbylli ndeshjen me nëntë futbollist pas kartonëve të kuq nga Gledi Mici në minutën e 11-të dhe Tefik Osmani në të 55-tën.
Skuadra që drejtohet nga Ernest Gjoka nuk ka pësuar asnjë humbje në këtë sezon të kampionatit shqiptar.