Sport

Higuain tregon shkaktarin e largimit të tij nga Napoli

Gonzalo Higuain është prezantuar sot si lojtar i Juventusit.

Sulmuesi argjentinas, ka lënë Napolin për t’iu bashkuar kampionëve të Italisë. Kjo lëvizje në qytetin ku ai ka luajtur për tre vite konsiderohet si një tradhti, por lojtari fajtor e lë presidentin Aurelio De Laurentiis.

“Nuk kam pasur kurrë marrëdhënie të mira me De Laurentiis”.

“Ai është një prej arsyeve pse unë u largova nga Napoli dhe erdha këtu”.

“Tani jam i lumtur që jam këtu dhe dua ta falënderoj Juven për mundin që ka dhënë për të më sjellë në Torino”, ka deklaruar Higuain. /KP