Sport

‘Higuain sulmuesi më i mirë në botë’

Franco Vazquez ka thënë se Gonzalo Higuain është sulmuesi më i mirë në botë.

Mesfushori i Sevillas, Franco Vazquez ka thënë se Gonzalo Higuain është numri nëntë më i mirë në botë.

Ai po ashtu e pranoi se Juventus kishte të drejtë kur pagoi 90 milionë euro për të.

“Juventus kishte të drejtë kur pagoi 90 milionë euro për Higuain. Ai është numri nëntë më i mirë në botë. Atij ishte duke i munguar Evropa dhe bëri mirë që u largua nga Napoli”, tha Vazquez gjatë konferencës për media.

Kujtojmë se nesër Juventus dhe Sevilla të takohen në kuadër të Ligës së Kampionëve. /Express/