Gonzalo Higuain ka blerë shtëpi në Torino, duke shtuar spekulimet se do të transferohet në Juventus.
Gonzalo Higuain si duket i ka ditët e numëruara te Napoli. Sipas të përditshmes sportive italiane, Corriere dello Sport, sulmuesi argjentinas ka blerë shtëpi në Torino, duke shtuar spekulimet se do të transferohet në Juventus
Ish sulmuesi i Real Madridit kërkohet me ngulm nga Juventusi. Por, Napoli insiston se Higuain do të largohet vetëm në rast se klubi i interesuar paguan dëmshpërblimin me vlerë prej 94.7 milionë euro.
