Sport

Hidhet shorti për Kupën e Kosovës

Janë mësuar çiftet e rrethit të katërt të Kupës së Kosovës në futboll.

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se është hedhur shorti për rrethin e katërt të Kupës së Kosovës në futboll, shkruan Gazeta Express.

Në këtë rreth janë përfshirë 8 skuadrat që u kualifikuan nga rrethi i tretë, thotë FFK.

Çiftet e rrethit të katërt janë:

Flamurtari – Vllaznia (Pozharan)

Bashkimi (Koretin) – 2 Korriku

KEK-u – Dukagjini

Vllaznimi – Arbëria

Ndeshjet e rrethit të katërt zhvillohen më 3 nëntor në orën 13:00.