Rajon & Botë

Hetimi SHBA-Rusi: Dhëndri i Trump, mohon marrëveshjen e fshehtë

Jared Kushner, dhëndër i Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, do të tregojë përballë panelit të Senatit më vonë se as ai as ndonjë anëtar tjetër i ekipës së fushatës së Trump, nuk u pajtua me zyrtarët rusë rreth zgjedhjeve amerikane.

Ai ka bërë të ditur se nuk kishte kontakte të pahijshme si ndonjë marrëveshje të fshehtë dhe nuk u mbështet në fondet ruse për të financuar aktivitetet e tij të biznesit.

Kushner lëshoi deklaratën e tij përpara takimit të panelit.

Senati, së bashku me Shtëpinë e Bardhë dhe një këshilltar të posaçëm, po hetojnë ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e fundit presidenciale në SHBA.

the authorE B