Mesfushori i Manchester United ka treguar aspiratat e klubit të tij.
Ander Herrera kërkon trofeun e kampionit në Angli.
Mesfushori i Manchester United e ka shprehur hapur objektivin që kanë ‘Djajtë e Kuq’ në këtë sezon të ri të Premier Ligë, transmeton KosovaPress.
Spanjolli pohon se sezonin e kaluar fituan tre tituj dhe nuk ishte një rastësi, nisur nga ky fakt sipas tij, triumfi në ligë është shumë i mundshëm.
“Na duhet të përmirësohemi më shumë në Premier Ligë, por mos të harrojmë se në sezonin e kaluar kemi fituar tre trofe”, ka thënë Herrera.
“Megjithatë, është koha dhe ne duam të luftojmë për titullin e Premier Ligës”, ka theksuar ai.