Sport

Henry tregon arsyen pse Ibra u rikthye në Manchester United

Zlatan Ibrahimoviç dëshiron ta fitojë Premierligën me Manchester Unitedin

Ish-ylli i Arsenalit dhe Francës, Thierry Henry beson se Zlatan Ibrahimoviç është rikthyer në Manchester United pasi dëshiron që ta fitojë Premierligën.

Suedezi ishte ndarë me ‘Djajtë e Kuq’ në fund të sezonit të kaluar, por vendosi që sërish të jetë pjesë e ekipit nga Old Trafford.

“Unë e di se ai dëshiron të fitojë Premierligën. Ai dëshiron që edhe në Angli të fitojë titull”, ka deklaruar Henry.

“Nuk jam i befasuar, sepse po të isha në Man United do të doja të mbaj një djalë si Zlatanin”, ka theksuar ish-ylli i Arsenalit.

Sulmuesi 35-vjeçar shënoi 28 gola në të gjitha garat me Manchester Unitedin sezonin e kaluar. /Express/