Sport

Henderson beson se Coutinho ka kapacitetet të jetë pjesë e Barcës

Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson, ka folur fjalë të mëdha për Philippe Coutinhon.

Mesfushori anglez me këtë rast ka thënë se braziliani ka të gjitha aftësitë të jetë pjesë e Barcelonës.

“Messi, Ronaldo dhe Suarez janë elita. Philippe ka talentin të jetë pjesë e këtij grupi”, ka thënë Henderson.

Coutinho ka qenë i lidhur me një kalim te gjiganti spanjoll, por nuk ka pasur asgjë konkrete rreth kësaj.