Një sulmu vetëvrasës duke shpërthye një makinë bombë ka ndodhur në kryeqytetin e irakut Bagdad, duke lënë të paktën 10 viktima.
Sulmi ndodhi në zonën kryesisht muslimane Shia, ku një turmë njerëzish kishin thyer agjërimin pas perëndimit të diellit gjatë Ramazanit, thanë zyrtarët.
I ashtuquajturi Shtet Islamik (ISIS) tha nëpërmjet agjencisë së lajmeve Amaq se synimi kishte qenë “një mbledhje” e Shia.
ISIS ka kryer shumë sulme mbi Shiat, të cilët i konsiderojnë si apostatë.
Brett McGurk, i dërguari i SHBA në koalicionin kundër ISIS, dënoi sulmin brenda natës në një post në Twitter.





















