Sport

Hazard zbulon se ku do të luajë në sezonin e ri

Eden Hazard nuk e ka ndërmend të largohet nga Chelsea
Ylli belg, Eden Hazard ka një lajm të keq për Real Madridin. Ai nuk e ka ndërmend të largohet nga Chelsea, të paktën edhe në sezonin e ardhshëm.

Hazard, i cili aktualisht është duke u shëruar pas një lëndimi në gju, me klubin nga Stemfird Bridge ka disa synime për sezonin e ri.

“Shpresojmë viti i ardhshëm të jetë i njëjtë, të fitojmë ligën dhe më pas të shpallem lojtari i vitit. Natyrisht që fitimi i titullit është ajo që duam më së shumti, kurse çmimi është vetëm një bonos”, ka deklaruar Hazard.

“Unë jam këtu qe pesë vite dhe jam aq i lumtur. Jam në një nga klubet më të mira në botë, kështu që jam shumë i lumtur të luaj për një klub të tillë të madh si ky. Më pëlqen ky klub sepse është si një familje. Kam shumë miq dhe ne të gjithë flasim me njëri-tjetrin:, ka theksuar ai. /Express/