Sport

Hazard nuk e përjashton largimin

Reprezentuesi belg, Eden Hazard është i lumtur tek klubi i Chelseat por nuk ka mohuar një largim të mundshëm të tij drejt Real Madridit gjatë kësaj vere.

Mesfushori i Chelseat do ta konsideronte një lëvizje në Madrid nëse fituesit e Ligës së Kampionëve do të bënin një ofertë, transmeton zeri.info

Belgu ka luajtur një rol kyç gjatë këtij edicioni me Chelsea duke realizuar 16 gola në 36 ndeshje të Premierligës angleze dhe duke ndihmuar londinezët që të fitojnë titullin.

Paraqtijet e tij të shkëlqyera kanë shtuar edhe më shumë spekulimet se Real Madridi është vënë pas 26-vjeçarit.

“Sigurisht që do ta konsideroja nëse Real Madridi do të bënte një ofertë për mua.”, u shpreh Hazard për gazetarët.

“Dua që të fitoj trofe. Do të ishte fantastike për mua që ta fitoj Ligën e Kampionëve. Por synimi i Chelseat gjithashtu është që ta fitoj këtë trofe. Nuk e di se çfarë do të ndodhë.”, shtoi belgu./Zëri