Sport

Hazard në vend të Neymarit te Barcelona?

Reprezentuesi belg është në listën e ngushtë për t’u transferuar te Barça.

Eden Hazard pëlqehet nga drejtuesit e Barcelonës.

Pas largimit të Neymarit drejt Paris Saint-Germain për shifrën rekorde prej 222 milionë eurove, Barcelona ka filluar menjëherë të kërkojë zëvendësuesin e tij, transmeton KosovaPress.

Mediat në Angli raportojnë që edhe vetë futbollisti do të donte të shkonte në Camp Nou, ku do të luante përkrahë Lionel Messit.

Reprezentuesi belg ka qenë prej kohësh një objektiv për Real Madridin, por një mundësi për të luajtur me Barçën vështirë se do të hidhej poshtë nga futbollisti.

Për të transferuar Hazardin në Camp Nour, Barcelona do të duhet të paguajë së paku 100 milionë euro në arkat e Chelseat.