Përzgjedhësi i Belgjikës, Marc Wilmots, ka thënë se ylli i ekipit Eden Hazard mund të mungojë në çerekfinalen e Euro 2016 ndaj Uellsit.
25-vjeçari realizoi një gol në fitoren 4 me 0 në 1/8-n e finales ndaj Hungarisë, por pësoi një dëmtim në kofshë dhe ka munguar në ushtrime.
Wilmots pranoi se kanë shpresuar që Hazard të jetë i gatshëm për ndeshjen e së premtes, por nuk është i sigurt për gatishmërinë e yllit të Chelseat.
“Jemi duke punuar që ta kemi gati 100 për qind. Nuk mund të jap asnjë datë specifike se kur do të ndodhë, por as nuk mund të them se kur do të jetë në rregull”, ka thënë Wilmots në konferencën për media para ndeshjes.