Aktuale

Haxhiu: Heshtja e Kryeministrit ndaj fletëarresteve politike, e gërditshme

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu, e cila akuzohet për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, thotë se hedhja e gazit në Kuvend ka qenë veprim që është ndërmarrë bashkë me opozitën e asaj kohe, AAK-në dhe NISMA-n.

Haxhiu ka akuzuar kryeministrin Ramush Haradinaj se po frikësohet nga humbja e karriges pasiqë sipas Haxhiut, Haradinaj po hesht ndaj këtyre fletëarresteve që dikur reagonte.

Reagimi i Haxhiut në Facebook

Veprimet e gazit lotesjelles ne Kuvendin e Republikes kane qene veprime politike dhe ne ate kohe i kemi nderrmare bashke me opoziten e asaj kohe, AAK dhe Nismen. Falë atyre veprimeve, ne kemi arritur ta ndalojme bosnjezimin e Kosoves dhe faljen e territorit!

Ne ate kohe, kur gjykatat e kapura leshonin fletearreste dhe benin perndjekje politike, kunder kesaj reagonte edhe Ramush Haradinaj por edhe Fatmir Limaj!

Sot, nga frika e humbjes se karriges, kryeministri aktual Ramush Haradinaj, nuk flet per persekutimin e deputeteve! O sa e turpshme dhe e gerditshme!