Sport

Hasi blen dy lojtarë të Barcelonës

Jeremy Matheu dhe Cristian Tello nuk janë në planet e trajnerit të ri të Barcelonës, Ernesto Valverde.

“Sport.es” raporton se destinacioni i ardhshëm i mbrojtësit katalanas dhe mesfushorit të krahut, që shpenzoi 18 muaj te Fiorentina në formë huazimi, është Olympiakosi.

Helenët, prej sezonit të ri, do të drejtohen nga trajneri Besnik Hasi.

Tello ka një ofertë nga Olympiakosi, por bisedimet nuk kanë nisur ende. Ndërkohë që Matheu ka ofertë edhe nga Sporting Gijoni, por kampionët e Greqisë janë favoritë.