Sport

“Harry Kane më i mirë se Cristiano Ronaldo”

Trajneri i Tottenham Hotspurit, Mauricio Pochettino beson që Harry Kane është “më i mirë” se fituesi i katërfishtë i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo.

“Cristiano është fantastik, njëri nga më të mirët, Harry është njëri nga më të mirët dhe ndoshta edhe më i mirë sepse është i ri por nuk mund të flas për këtë sepse të dy janë fantastik, lojtarë që dëshiron të t’i kesh në skuadër”, është cituar të ketë thënë Pochettino për ‘Mirror’, transmeton portali arbresh.info.

“Nëse Harry Kane dhe Ronaldo janë në një skuadër, cilin do ta zgjedhni? Harry ka diçka të veçantë para golave dhe kjo është arsyeja pse ai është njëri nga më të mirët”

“Të gjithë sulmuesit që janë në këtë nivel kanë diçka të veçantë. Ata janë vrasës. Harry ka këtë aftësi të veçantë”

Kane nuk ka fituar ende ndonjë trofe në karrierën e tij./arbresh.info/