Sulmuesi anglez i Tottenham Hotspurs, Harry Kane, ka shkëlqyer në këtë vit.
Kane është në kulmin e karrierës së tij në këtë vit kalenderik për skuadrën nga Londra Veriore.
Ai sot ka shënuar dopiet ndaj Southampton në ndeshjen që ende është duke u zhvilluar, duke ia thyer rekordin e legjendës angleze, Alan Shearer, që kishte shënuar 36 gola brenda vitit kalenderik.
Kane me këto tri gola ka arritur në shifrën e 38 golave në Premierligë brenda vitit kalenderik, shifër kjo që mund të rritet pas përfundimit të ndeshjes.
Por, ia ka kaluar edhe Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo me shënimin e golave gjatë vitit 2017.
Kane me këtë hatrick ka arritur në shifrën e 56 golave në vitin 2017, ndërsa Lionel Messi ka shënuar 54 gola dhe Cristiano Ronaldo me 53. /arbresh.info/