Elita Rudi është një nga moderatoret më simpatike të ekranit shqiptar, e cila filloi të lakohej akoma edhe më shumë në mediat rozë pas lidhjes së saj me reperin e njohur Gjiko.
Moderatorja drejton ‘Elite Show’, ku ndiqet nga një pjesë e mirë e publikut si dhe ka qindra mijëra fansa në rrjetet sociale.
Moderatora komplimentohet vazhdimisht nga fansat për format trupore dhe bukurinë e saj, por nëse mendonit se Elita Rudi është një femër e bukur, nuk keni parë të motrën.
Elita ka postuar një foto me të, ku bie në sy ngjashmëria e madhe.
Ajo quhet Natyra Rudi dhe është një yll i vërtetë si motra e saj e famshme.