Aktuale

Haradinaj uron besimtarët me rastin e Festës së Krishtlindjes Ortodokse

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka uruar të krishterët me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse.

Në urim thuhet: Të gjithë qytetarëve të Kosovës që besojnë në krishterim, Gëzuar për shumë mot krishtlindjet ortodokse.

Me këtë rast i uroj edhe miqtë tanë që shërbejnë në misionet e ndryshme ndërkombëtare në vendin tonë si dhe të gjithë të krishterët e ritit ortodoks.

Festat fetare gjithmonë u kanë shërbyer qytetarëve kosovarë por edhe të gjithë njerëzve vullnetmirë për ta kultivuar solidaritetin ndërmjet tyre si dhe hyjnoren brenda tyre!

Krishtlindjet ortodokse, i kremtofshi në paqe, me familjet Tuaja, me mirësi e begati.

the authorE B